Google ADS

Hoxhaj: BE ka sanksinuar 2 vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën

13:39 | 1 Korrik 2023
K.B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, “vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën”.

“Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme