Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, po qëndron që disa ditë në Kalabri të Italisë, ku po takon shumë arbëreshë.
Në një postim të tij të fundit në Facebook, anëtari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka shkruar për një vizitë të sotme që e bëri bashkë me Elmi Reçicën, në Komunën e San Demetrio Corone, apo shqip Shën Mitrit, përcjell Arbresh.info.
Përmes këtij postimi dhe përmes një videoje ai ka treguar nga atje se ka vizituar këtë komunë dhe aty ka takuar z. Demetrio Di Martio, i cili pos punës si Drejtor në Komunën San Demetrio Corone, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe.
“Edhe sot, kur vizituam Bashkinë, Kryetari i Bashkisë ishte nga Macchia Albanese, nga vendlindja e De Radës, ndërsa Drejtori komunal, Demetrio Di Martio na foli shqip, duke na treguar që krahas punës në komunë, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe. Pjesë e identitetit arbëresh tash është edhe Kosova e pavarur, e për të treguar identitetin e tyre shqiptar krahas flamurit shqiptar dhe heroit kombëtar Skëndërbeut, inxhinieri Di Martio më tregoi vendin ku me shumë krenasi ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Bashkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...