Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar prap debat Albin Kurtit.
“Prapë po i them, dil matu. Kur u bë kryeministër, se unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknike, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pat fol gjysmë ore për një farë teli të bakrit qysh lidhet teli i bakrit. Unë kam pasur përshtypjen që si njeri që vjen prej elektroteknikës të paktën dinë të lidh rrymën mire, po në momentin që ja nisi me bashkëpunua me Amerikën e zuri rryma me Grenellin dhe me Amerikën”, është shprehur Hoxhaj.
Ai ka përdorur edhe sarkazmë, gjatë një fjalimi me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Prandaj, as nuk ka ide në elektroteknikë as nuk ka lidhje me politikë, mundet me fol me tela të bakrit, mund ta zë rryma, po e vetmja parti politike e cila mund ta udhëheqë Kosovën, e cila mund ta ndryshojë Kosovën, e cila do ta ndryshojë Kosovën është PDK. Ne do ta udhëheqin qeverinë e Kosovës, unë do të jem kryeministër i Kosovës, Albini mundet me i lidh telat e bakrit. Me të tjerët nuk merremi se nuk janë në garë me neve”, ka thënë ai.
Në këtë tubim, Hoxhaj premtoi se studimet në universitete publike do të jenë falas, dhe do të financojmë Kartën e Studentëve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...