Hoxhaj alarmon: Kosova nuk është pjesë e strategjisë së BE-së për vitin 2025

10:03 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvëndëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i shqetësuar me strategjinë e Bashkimit Evropian, ku sipas tij Komisioni Evropian javën e parë te shkurtit do të prezantojë strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

Hoxhaj ka thënë se ditëve të fundit në Kosovë ka pasur zhvillime jo të mira ku sipas tij Kosova nuk është pjesë e strategjisë për vitin 2025.

Ai ka thënë se në këtë prezantim do të shqyrtohet mundësia që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Ditët e fundit ka një zhvillim jo të mirë. Komisioni Evropian javën e parë të shkurtit do ta prezantoj strategjinë e BE-së së për Ballkanin Perëndimor. Në prag të 10 vjetorit të shënimit të pavarësisë vendi ynë ka bërë një progres në thëllimin e marrëdhënieve me Evropën. Ditët e fundit ka një zhvillim jo te mirë. Komisioni Evropian javën e parë të shkurtit do ta prezantoj strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, sa i përket Kosovës BE nuk ofron as kushte as afate kohore.

“Ka një datë konkrete që deri në vitin 2015 Serbia dhe Mali i Zi, nëse i përmbushin kushtet, do të bëhen pjesë e BE-së. Kur vjen fjala te Kosova ka një konstatim të përgjithshëm. Strategjia ofron kushte dhe kritere të cilat dihet t’i përmbushin vendet e rajonit mirëpo për Kosovën as kushte e as afat. Progresi i Serbisë në anëtarësimin në BE lidhet ngushtë me bisedimet me Kosovën por kjo nuk lidhet askund me Kosovën”

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që Kosova të vuajë këtë vetëm pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 vendet e BE-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme