Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se agresioni me shumë fronte i Serbisë kundër Kosovës, madje edhe pas Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, nuk po ndalet.
Sipas Hoxhajt, përmes një reagimi të tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Serbia është duke shfrytëzuar veprimet terroriste, e duke lobuar në mënyrë aktive kundër shtetësisë së Kosovës, përcjell Arbresh.info
“A është dikush ende i interesuar në BE-në në dialog, nëse po, ndërmerrni veprime sepse heshtja po merr anën.”, ka shkruar Hoxhaj tutje.
Ky reagim i ish-ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, vjen pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka falenderuar shtetin e Irakut për mosnjohjen e Republikës së Kosovës, pas takimit me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi.
Ai ka shkruar në Instagram të martën se ka pasur takim me El Halbusin, duke theksuar se kanë biseduar mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Irakut, situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme./Arbresh.info
Serbia’s multi-front aggression against Kosovo, even post-Brussels/Ohrid Agreements, is not stopping. Utilizing terrorists actions, while actively lobbying against Kosovo’s statehood. Is anybody still interested in EU in the dialogue, if yes, take action or silence is taking side
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 10, 2023
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...