Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka kujtuar 5 marsin e vitit 1998 dhe ditët e Epopesë së UÇK-së.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se më 5, 6 dhe 7 mars 98′, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb në Kosovë.
“Më 5 mars 1998 fitoi guximi mbi frikën, fitoi liria mbi okupimin, fitoi Kosova mbi Serbinë! Po shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në themelet e flijimit të Familjes Jashari, ka lindur liria jonë, ka lindur shteti ynë. Më 5, 6 dhe 7 mars 98′, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb në Kosovë. Lavdi!”, shkroi Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...