Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe e Marko Gjuriq.
Hoxhaj ka thënë se gjuha e përdorur është raciste, shovinise dhe e papranueshme, ndërsa ka ripërsëritur se aksioni i së hënës nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës, por kundër një zyrtari që ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
“Gjuha e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit serb Vucic dhe e të arrestuarit Gjuriq, është raciste, shoviniste dhe e papranueshme. Ky aksion assesi nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës. Aq më pak, kur Policia e Kosovës është institucion multi etnik, dhe shumë pjesëtarë të saj vijnë edhe nga komuniteti serb”, ka thënë Hoxhaj.
“Edhe njëherë ritheksoj, se kushdo nga zyrtarët serbë që mendon se mund t’i shkelë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, e ka gabim, dhe të njëjtit do të përgjigjen para ligjit”, shkroi Hoxhaj në reagimin e postuar në Facebook.
Hoxhaj deklaroi se Policia e Kosovës ka zbatuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Njësia speciale e Policisë së Kosovës në ndërhyrjen e saj për arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriq, i cili hyri në Kosovë ilegalisht, të hënën, ka zbatuar kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, ka përfunduar Hoxhaj deklaratën e tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...