Google ADS

Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit, i përgëzon për punën dhe angazhimin

10:16 | 27 Qershor 2024
E.K

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Fehmi Hoti kanë vizituan veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë.

Hoxha bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.

Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.06.2024, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, së bashku me Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm z. Fehmi HOTI dhe Atasheun Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane vizituan veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Drejtori HOXHA bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit. Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver ZYMBERIT./Arbresh.info

Të ngjashme