Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha po qëndron për vizitë në Ankara të Turqisë.
Ai atje po merr pjesë në panairin e sigurisë dhe pajisjeve policore.
Policia bën të ditur se Hoxha gjatë qëndrimit në vizitën zyrtare në Ankara, realizoi një takim mjaft të rëndësishëm me zëvendësministrin e punëve të brendshme të Turqisë Münir Karaloğlu, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë
Me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të policisë turke, Drejtori i përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha i shoqëruar nga stafi i lart menaxhues, po marrin pjesë në panairin e sigurisë dhe pajisjeve policore, i cili po mbahet në Ankara të Turqisë.
Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Ankara, drejtori Hoxha me bashkëpunëtorë, realizoi një takim mjaft të rëndësishëm me zëvendësministrin e punëve të brendshme të Turqisë z.Münir Karaloğlu, me të cilin diskutuan tema të ndryshme në fushat me interes të përbashkët, si luftimi i terrorizmit, krimit të organizuar, krimit trans kufitar, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe atë të trajnimeve policore.
Të dy palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në interes të organizatave policore si dhe të shkëmbejnë përvoja e trajnime në fusha të ndryshme policore.
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...