Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi, duke theksuar se “Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mire”.
Ministrja Hoxha, pret që “falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave”.
Ky është postimi i plotë i Hoxhës:
“Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018!
Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar, ua uroj Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi. Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë.
Presim që falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave.
Besoj fuqishëm se në vitin që po vjen, rritja e dinamikës së realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe procesit integrues me veprime proaktive ndaj detyrave tona institucionale, do të sjellin realizimin e pritshmërisë së qytetarëve tanë, ngritjen e ndjeshme të cilësisë së jetës tonë.
Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018!”
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...