Google ADS

Hoxha: Viktimat e krimit të kërkojnë kompensim

11:51 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Ministria e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka lansuar programin për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjatë lansimit të këtij programi, ministrja Hoxha theksoi se viktimat së paku duhet të përkrahen moralisht dhe të mos mendojnë se krimi mbizotëroi mbi njerëzoren.

“Si përgjegjës duhet të ndërmarrim masat që t’i mbrojmë viktimat e krimit me të gjitha mjetet institucionale .Ata do ta kenë përkrahjen tonë. U bëjë thirrje të gjithëve që ta ngritin zërin kundër krimit. E drejta për të parashtruar kërkesë për kompensim po fillon, andaj inkurajoj që viktimat për të cilat ka përfunduar procesi gjyqësor t’i drejtohen komisionit për kompensim të viktimave”, ka theksuar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme