Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në ceremoninë e shënimit të 9-vjetorit Ditës së Kushtetutës së Kosovës ka thënë se i kujtojnë me krenari ata që dhanë jetën që sot Kosova ta ketë një Kushtetutë.
“Kujtojmë studentët, minatorët, mësuesit dhe luftën e lavdishmë të UèK-së dhe atyre që dhanë jetën për liri. Të gjitha përpjekjet e tyre dhanë jetën për kurorëzimin e shtetit të Kosovës, shtet evropian dhe deemokratikë”, ka thënë ajo, raporton Arbresh.info
Sipas saj Kosova është me fat dhe ka përgjegjësi të madhe pasi që po gëzojmë shtetin që u dnërtua me sakrificë të madhe.
“Është detyrë e të gjithë neve të mbrojmë kushtetutën dhe të ndërtojmë instutcionet tona vetëm mbi bazën e kushtetutës. Andaj vlerësojmë kontributin e Gjykatës kushtetuese që nuk lejon që askush të jetë mbi Kushtetutën”, tha ajo./Arbresh.info
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...