Hoxha takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton për situatën e sigurisë në vend

18:48 | 23 Shtator 2024
E.G

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha  me bashkëpunëtorë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së, Aivo Orav, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

Hoxha, fillimisht i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të BE-së dhe njëkohësisht të njëjtin e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, për angazhimet dhe aktivitetet e Policisë së Kosovës në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend, shkruan Arbresh.info.

“Takimi rezultoi me zotimin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme