Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Izrael ka takuar shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Sigurisë Kombëtare të cilët sipas saj janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë.
Hoxha përmes një postimi në Facebook ka treguar se Izraeli ka ofruar ndihmë në formën e 100 bursave për zyrtarët shtetërorë të Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë nacionale, teknologji, bujqësi, inovacion dhe menaxhment shëndetësor.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Prej 22 deri më 25 Nëntor, pata privilegjin që të ligjëroj në Institutin për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, institut i mirënjohur i cili bashkëpunon me qeveritë e 170 shteteve të botës. Instituti bashkëpunon në ndërtimin e kapaciteteve të tyre në fushat si siguria kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi shëndetësor.
Isha e ftuar në cilësinë e Ministres së Integrimit të Republikës së Kosovës por edhe si profesore dhe eksperte e specializuar në fushën e sigurisë ndërkombëtare, intelegjencës dhe luftës kundër terrorizmit.
Pata nderin që t’ju ligjërojë studentëve të doktoratës që në të njëjtën kohë janë zyrtarë të lartë të shteteve të mëdha afrikane si Nigeria, Angola, Tanzania dhe Botswana.
Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, pata nderin që të takohem me shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të shtetit të Izraelit të cilët shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kombëtara dhe intelegjencës duke përfituar nga praktikat më të mira të tyre.
Unë theksova rëndësinë që të rinjtë e vendit tonë të përfshihen sa më shumë në aktivitete me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe tu ofrohet të rinjve tanë mundësia e shkollimit në Universitete dhe Institutet e Izraelit.
Me kënaqësi theksoj se kërkesa ime u pranua dhe si rrjedhojë, nëpërmjet Institutit për Menaxhment Ndërkombëtar, Izraeli ofron ndihmën në formë të 100 bursave për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë nacionale, teknologji, bujqësi, inovacion dhe menaxhment shëndetësor.
Ritheksoj, rëndësinë e shkollimit dhe shkëmbimit të përvojave të zyrtarëve tanë me vendet e tjera duke i dhënë impulse të reja shtetndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve tona.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok