Asamblistët e LDK’së në Komunën e Prishtinës i janë bashkuar sot atyre të PDK’së për të bllokuar propozimin e Kryetarit Shpend Ahmeti për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës, me të cilin do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik.
Ndaj këtij veprimi të asamblistëve të Prishtinës ka reaguar aktivisti i VV’së, Yll Hoxha, i cili kujtoi deklarimet e drejtuesve të LDK’së të cilët pas prishjes së koalicionit me PDK’në në nivel qendrorë, sipas Hoxhës, thanë se kurrë s’do të bashkëpunonin më me partinë e Kadri Veselit.
“LDK-ja po thot kurre me me PDK-ne, kurre me me Klanin Pronto, por sot ne Kuvend Komunal te Prishtines votuan serish bashke per bllokimin e Shpend Ahmetit. Sot bllokuan projektin e banimit kolektiv me kosto te perballueshme. Si duket koalicioni Pronto nuk eshte prishur fare. Fushata po dele te jete vetem farse, tentative e mashtrimit te qytetareve”, shkruan aktivisti i VV’së në facebook.
Ndryshe, bllokadën e asamblistëve të PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të kryetarit Shpend Ahmeti, e ka njoftuar ky i fundit vetë përmes një njoftimi, sot gjatë paradites.
“LDK sot ju bashkangjit PDK-se apo anasjelltas për bllokimin e propozimit për banim të përballueshëm për punëtorët e komunës. Nga ky propozim do të përfitonin mbi 400 punëtorë të sektorit publik në komunën tonë. Do ta dërgojmë prapë në mbledhjen e radhës”, ka njoftuar kryetari i Prishtinës.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...