Në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e këtij këshilli për politikën qeverisëse dhe procesin integrues.
“Ministria e Integrimit bën koordinimin e asistencës së jashtme për Kosovën dhe në veçanti, fokusi kryesor është te fondet e BE-së, të dhëna në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit – IPA. Në kuadër të IPA-s, është përkrahur deri më tani inovacioni dhe ndërmarrësia nëpërmjet projekteve individuale, të cilat janë pjesë e sektorit të “Konkurrueshmërisë dhe inovacionit”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Sipas komunikatës së dërguar nga Ministria e Integrimeve, Hoxha theksoi se së bashku me ministritë e linjës, jemi duke punuar që të përditësojmë dokumentin planifikues sektorial për konkurrueshmëri dhe inovacion, në mënyrë që të mundësohet përkrahje më e madhe për vitet programuese 2019 dhe 2020.
Ajo tha se pritet që deri në janar të kompletojnë në tërësi dokumentin, dhe nga ana e ministrive përgjegjëse kërkohet që të japin propozimet e tyre konkrete për aktivitete që do të financohen nga ana e IPA-s, sikurse është kërkuar nga stafi i Ministrisë së Integrimit.
“Në takimin e përbashkët me komisionarin Hahn, ka lindë si ide që të themelohet një instrument për bizneset e reja, start-up. Deri më tani kemi shkëmbyer letra zyrtare për këtë qëllim dhe deri në fund të këtij viti, Zyra e BE-së do të dalë me studimin e gjendjes aktuale, që do të shërbejë si bazë për të hartuar projektet të cilat do të jenë pjesë e programimit të IPA 2019. Këto të dhëna, do të fuzionohen në kuadër të dokumentit planifikues sektorial për konkurrueshmëri dhe inovacion”, theksoi ajo.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...