Më shumë se një muaj nga sulmi terrorist i 24-të shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, flet Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në emisionin KallxoPërnime.
Hoxha thotë se reagimi i Policisë së Kosovës ndaj këtij sulmi ishte i shpejtë, efikas dhe shumë i vendosur.
“Nuk kisha thonë që kanë mujtë me na zonë Policinë e Kosovës apo institucionet e Kosovës në gjumë, ata kanë arritë të futen deri te një pjesë e caktuar të territorit brenda në Kosovë, mirëpo reagimi i Policisë ishte i shpejtë, ishte efikas edhe shumë i vendosur. Kjo mund ta dëshmojë këtë që nuk na kanë zënë në befasi, sikur neve të ishim kanë flejtë në brendësi të territorit të Kosovës pa përgatitë, kishim mujtë me thonë që Policia dhe institucionet e Kosovës janë gjetë në gjumë”, ka thënë Hoxha.
Drejtori i PK-së ka theksuar se grupi terrorist nuk kanë arritur as 5% të qëllimeve të tyre që t’i arrijnë dhe ka ritheksuar reagimin e shpejtë të organeve të rendit ndaj këtij sulmi.
“Në këtë rast reagimi ka qenë tepër i shpejtë dhe këta nuk kanë arritë as 5% të qëllimeve të tyre me i arritë, ata kanë arritë me grumbullu deri në fshatin Banjskë, mirëpo qëllimi i tyre ka qenë shumë më i madh se sa kaq. Sic kam thënë edhe më parë në konferencë për media, qëllimi i tyre ka qenë që të vendosin 37 pozicione brenda Kosovës në pjesën e veriut. Të gjitha ato makina që ne i kemi sekuestruar e që ka pasë armatim brenda makinave, kanë pasë detyra dhe pozicione të caktuara secili automjet ka pasur një numër që ka përku me atë të pozicionit që e ka pas në hartë se ku ka pas me u vendosë” tha ai.
“Pikat janë paksa të ndjeshme me i tregu dhe dëshmu. Këta kanë dashtë me vendosë [kufirin] fillimisht në Banjskë, në rrugën për në Leposaviq e Zveçan dhe pastaj rrugës për Izvor, rrugës për Zubin Potok këto kanë qenë pozicionet për me u sulmu Policia e Kosovës në fazën fillestare”, ka shtuar ai.
Hoxha ka thënë se ka pasur edhe grupe të tjera që do iu bashkoheshin terroristëve pasi siç thekson ai, janë gjetur edhe 115 palë uniforma të gatshme.
“Ka pasë grupe tjera që do mund të iu bashkoheshin këtij grupi terrorist sepse kemi gjetë edhe 115 palë uniforma të gatshme që kanë mund të jenë të pjesëtarëve tjerë me ju bashkëngjit, po ashtu qëllimi ka qenë që posa të vendosin barrikada në Banjskë dhe udhëkryq që shkon për Izvor, që do ishte korridor i lirë për me futë qoftë njerëz, qoftë armatime apo furnizime të tjera”, ka thënë ai.
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...