Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillin për Stabilizim Asociim ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është duke punuar intensivisht në realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
Ajo tha se të gjitha prioritetet në fushën e legjislacionit janë të reflektuara në Planin e Punës dhe Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për 2017.
“Gjithsesi, Ministria është duke punuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane, e quajtur ERA”, theksoi ministrja Hoxha.
Ajo tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në aspektet përfundimtare organizative për fillimin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Në rend të parë, theksoi Hoxha është rishikimi i legjislacionit penal dhe atij kundër-korrupsionit si pjesë aktiviteteve për vitin 2017.
Lidhur me ligjet, ministrja vuri në pah se është hartuar projektligji për “Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, i cili pas miratimit nga Qeveria, është në Kuvend.
Ajo tha se Projektligji është hartuar në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Sa i përket “Projektligjit për Prokurorin e Shtetit”, përkatësisht rishikimi i dispozitave që i referohen çështjes së emërimit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial, Ministria do ta adresojë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017.
“Kemi themeluar grupin punues për të hartuar koncept dokumentin dhe pastaj edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurorin e Shtetit, ku do të reflektohet ndryshimi i kërkuar që do të mundësoj rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, me qëllim që të fuqizohet Prokuroria Speciale në rrugën e saj për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit dhe krimit të nivelit të lartë”, theksoi ministrja.
Hoxha po ashtu theksoi se është themeluar Grupi Punues dhe Grupet Tematike për hartimin e Kodit Civil të Kosovës. “Në këtë drejtim kemi mbështetjen e BE-së përmes një projekti që do të zgjasë nga shkurti 2017 deri në shkurt 2020”, tha ajo./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë