Gjatë konferencës, dedikuar 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar euro deputetin Eduard Kukan.
Ministrja Hoxha e falënderoi Kukanin për përkushtimin e pakursyer në procesin euro integrues të Ballkanit Perëndimor.
“Procesi integrues, për neve nuk është alternativë, është rruga jonë e vetme. Përkushtimi ynë në këtë drejtim është i fuqishëm. Kemi dhënë afatet për institucionet përgjegjëse për zbatimin e prioritetit tonë nacional-procesit integrues”, theksoi ministrja Hoxha.
Kukan theksoi se vlerëson punën dhe përkushtimin e Kosovës në procesin integrues, të arriturat, vlerat dhe synimet duke potencuar edhe një herë se Kosovë ka të ardhme Evropiane.
Euro deputeti Kukan vuri në dukje se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë e arritur e Kosovës dhe zbatimi i MSA-së, gjen përkrahje të fuqishme edhe në Parlamentin Evropian.
Ministrja Hoxha dhe eurodeputeti Kukan u pajtuan se procesi integrues do dinamizuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...