Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka takuar sot David Cullen, shef i njësisë DG D3, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të dërguar nga kjo ministri, thuhet se u aty u tha “se dinamika e procesit integrues do dinamizuar”.
Ministrja Hoxha theksoi më tutje se të gjithë akterët, janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentet e prioriteteve si dhe me limitet kohore për zbatim.
“Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane”, tha Hoxha.
Ndërsa diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.
Më tutje në këtë komunikatë thuhet se ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).
Në anën tjetër, Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim.
Përveç për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Adminstratës Publike, Cullen gjithashtu ka diskutuar për Menaxhimin e Financave Publike, duke u përqendruar në fushën e administratës dhe financave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...