Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha i dëshiroi mirëseardhje dhe uroi shkëlqesinë e tij për emërim në postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të vendeve, e në veçanti në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në fusha të ndryshme policore si dhe dy palët u dakorduan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen./Arb resh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...