Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Dukatit të Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, dhe me këtë rast diskutoi për programet e përkrahjes nga Luksemburgu dhe në përgjithësi për procesin e integrimit, me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
Luksemburgu, është përkrahës dhe donator i fuqishëm i shtetndërtimit, theksoi Hoxha dhe falënderoi Ambasadorin Schmit, dhe përshkroi nivelin e realizimit të projekteve nga ky vend mik i Kosovës.
Sferat e interesimit dhe përkrahja nga Luksemburgu janë me shumë vlerë, theksoi Ministrja Hoxha, reformën dhe fuqizimin e administratës dhe asistencën për zbatimin e MSA-së, janë pikat e forta të kësaj përkrahjeje. Po ashtu, Ministrja kërkoi mbështetjen e Luksemburgut për të votuar pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave.
Ambasadori Schmit, theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së si dhe reformën gjithëpërfshirëse e cila rezultoi jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe proceset tjera integruese si anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si dhe procesin integrues euro-atlantike.
Aktualisht janë duke u zbatuar projekte në vlerë prej 22.5 milionë eurove, si në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave, derisa Luksemburgu, gjatë periudhës 2017-2020 për projekte të ndryshme, ka planifikuar përkrahjen e institucioneve të Kosovës me vlerë 30 milionë euro.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...