Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të evituar problemet e sigurisë që mund të shfaqen gjatë sezonit të verës, kur edhe trafiku është më i dendur si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve.
Daut Hoxha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ka realizuar një plan përmes së cilit do të rrisin kapacitete në personel për të menaxhuar situatën e sigurisë në komunikacion.
“Policia e Kosovës duke pas parasysh që gjatë sezonit veror ka disa zhvillime apo karakteristika qoftë të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga vendet ku ata punojnë dhe veprojnë qoftë edhe çështja e realizimit të disa aktiviteteve shoqërore apo rekreative si dasma të ndryshëm, aktivitete, gazmende të ndryshme ka përgatit një plan respektivisht të lëshojmë një urdhër operacional policor përmes të cilit do të menaxhojmë situatën e sigurisë”, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se pjesë e këtij plani është shtimi i kapaciteteve nëpër vende ku ka frekuentim apo përqendrim më të madh të njerëzve.
Ndërsa shtoi se fokusimi i tyre do të jetë edhe në trafik, në mënyrë që të reduktojë aksidentet në komunikacionin rrugor.
Policia e Kosovës është kujdesur që gjatë kësaj sezone bashkatdhetarët të mos presin gjatë në pikat kufitare, sidomos në atë të Merdarës, në të cilën çdo vit krijohen kolona të gjata.
Sipas, Hoxhës, mesazhi që kanë bërë ditë më parë për mos fokusim vetëm në pikën kufitare në Merdar, ka funksionuar dhe si rezultat vërehet një gjendje më e mirë në krahasim me vitet e kaluara.
“Në këtë plan kemi paraparë ndërmarrjen e të gjitha masave qoftë për mbajtjen e sigurisë së përgjithshme, menaxhimin e trafikut por edhe menaxhimin e qarkullimit të njerëzve nëpër pikat kufitare. Mund të ju them se sivjet është një situatë më e mirë krahasuar me vitet e tjera, për arsye se në këtë kohë nëpër të gjitha pikat kufitare, sipas informacionet që i kemi situata është e qetë, qarkullimi zhvillohet normalisht dhe nuk kemi pengesa”, ka thënë ai.
Hoxha ka apeluar tek bashkatdhetarët që gjatë ardhjes në Kosovë të mos koncentrohen vetëm në pikëkalimin në Merdar, pasi që në këtë pikë është duke u punuar dhe se pritjet mund të jenë më të gjata.
“Mesazhi i Policisë së Kosovës për mos t`u koncentruar vetëm në një pikë, por të përdoren edhe alternativat e tjera, ka ndikuar pozitivisht dhe mund të ju them që e kemi një situatë shumë më të mirë krahasuar me vitet e kaluara”, ka përfunduar Hoxha.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë