Google ADS

Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së

18:17 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën, Kiyoshi Koinuma si dhe sekretarin e Ambasadës japoneze, Mitsunori Ogasawara, me të cilët diskutoi për procesin integrues euro-atlantik.

Hoxha në takim me ambasadorin Koinuma theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së, reformat juridike, ekonomike si dhe sundimin e ligjit.

“Përkrahja që i vjen vendit tonë nga Japonia, është shumë e vlershme për vendin tonë, ngase, mbështesin fuqishëm procesin integrues evropian, në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha, për këtë, ka shtuar ajo, ne jemi mirënjohës dhe falënderues.

Ambasadori i Japonisë, Kiyoshi Koinuma vlerësoi zhvillimet dhe proceset pozitive në vend, në veçanti reformat të cilat do të jenë thelbësore në lëvizjen përpara të procesit integrues, fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpunimi sipas Ambasadorit Koinuma, do të jetë edhe më i fuqishëm kur në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, ngase Japonia pritet të hap edhe Ambasadën në Republikën e Kosovës, ku vëmendjen e veçantë do ta ketë bashkëpunimi ekonomik, gjë të cilën Ministrja Hoxha e vlerësoi thelbësor në proceset aktuale ndërshtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme