Disa shtete të fuqishme të Bashkimit Evropian ndihen të rezervuara ndaj lejimit të kosovarëve për të lëvizur lirshëm nëpër vendet e tyre. Çështja e migrimit po bëhet problematikë për të gjithë Evropën, por Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha për Gazetën Express thotë se këto dyshime të evropianëve nuk kanë të bëjnë me Kosovën, por me migrantët në përgjithësi.
Hoxha ka dhënë detaje edhe rreth takime që ka pasur me zyrtarë në shtetet perëndimore ku ka lobuar për vizat.
Çështja e liberalizimit të vizave, rruga e bllokuar e kosovarëve tash e sa vite, është duke u komplikuar pasi shtetet më të fuqishme të familjes së madhe europiane, po frikohen t’i “lëshojnë” kosovarët në vendet e tyre. Krejt kjo për shkak të problemit që Europa po ballafaqohet – migracionit.
Ministrja e Integrimit Europian në Kosovë, Dhurata Hoxha, për Gazetën Express ka thënë se procesi integrues, në veçanti liberalizimi i vizave, është interes nacional.
“Karshi këtij interesi nacional, ka qasje të ndryshme, ngjan të jenë edhe joobjektive”, ka thënë Hoxha.
Ministrja ka treguar se gjatë takimit të saj në Francë, ku u takua me zyrtarë të lartë, përfshirë edhe homologen e saj ministren Loiseau, i ka informuar në lidhje me angazhimin e institucioneve të Kosovës, jo vetëm për përmbushjen e kritereve, por edhe për luftën kundër korrupsionit.
“Gjatë qëndrimit tim në Francë, takimi me zyrtarët më të lartë, duke përfshirë edhe homologen time Ministren Loiseau, me ndikim për liberalizimin e vizave, të cilët i kam informuar në lidhje me angazhimin e institucioneve tona jo vetëm në përmbushjen e kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të agjendës evropiane të reformave duke përfshirë edhe përkushtimin tonë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ministrja Dhurata Hoxha për Gazetën Express.
Në shtetet e Bashkimit Europian gjatë kësaj jave u bë një debat i madh në lidhje me çështjen e migrimit legal si dhe për mënyrat e kontrollit, gjë që shtyu shtetet më të fuqishme të kenë rezerva ndaj shteteve të caktuara.
Ministrja Hoxha, megjithatë, thotë se këto rezerva nuk janë specifikisht për Kosovën, por ekziston shqetësimi i këtyre shteteve ndaj migrimit në përgjithësi.
“Gjithashtu vlen të theksohet se disa nga shtetet e rajonit që veç kanë liberalizimin e vizave por edhe Gjeorgjia e kanë keqpërdorur këtë lëvizje të lirë, prandaj e shohim këtë situatë apo rezervat që disa nga shtetet mund t’i kenë, por jo në lidhje me Kosovën individualisht, por për shkak të këtij debati që është duke u zhvilluar në BE”, ka thënë ministrja.
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...