Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Siç tha ai, qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë. Hoxha bëri të ditur se po hetohet edhe përfshirja e mundshme e disa personave që mund të jenë nga Rusia.
Gjatë intervistës për REL-in, Hoxha foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-it gjatë sulmit në veri, si dhe sfidat në monitorimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxha mohoi çfarëdo marrëveshje për krijimin e korridorit për ikjen e grupit të armatosur nga Kosova.
“Lidhur me situatën e sigurisë që aktualisht mbretëron në pjesën veriore të Kosovës, mund të themi se situata është më e qetë në krahasim me ditët dhe javën e kaluar. Ka filluar paksa normalizimi i gjendjes atje. Mirëpo, shqetësim mbetet pjesa rreth kufirit ku vërehet që ushtria e Serbisë dhe organet e sigurisë të Serbisë kanë akoma një numër të madh të dislokuar të personelit dhe, po ashtu, të artilerisë dhe mjeteve të tjera luftarake dhe ushtarake. Ndërsa, sa i përket situatës brenda për brenda Kosovës, ne po vazhdojmë të punojmë. Operacioni i krehjes së terrenit, është duke vazhduar. Po ashtu, hetimet janë duke u zhvilluar në shumë pista për të dokumentuar se çfarë ka ndodhur dhe për të nxjerrë të vërtetën para organeve të drejtësisë dhe po ashtu po vazhdojmë të shkëmbejmë informacione me partnerët tanë të sigurisë, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Njësitë tona policore, po ashtu të rendit publik dhe ato të sigurisë së objekteve të trashëgimisë kulturore fetare, janë në kontakt edhe me Manastirin e Banjskës, po ashtu edhe me banorët e fshatit Banjskë. Ne po punojmë që gjendja atje t’i kthehet normalitetit, në mënyrë që të garantojmë sigurinë për qytetarët tanë që jetojnë në atë pjesë”, ka thënë Hoxha.
Kliko KËTU për të parë intervistën e plotë.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...