Google ADS

Hoxha: Nuk ka kushte të reja nga BE-ja për liberalizimin e vizave

11:57 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka vënë kushte të reja për Kosovën për liberalizimin e vizave.

Hoxha ka thënë se BE-ja ia ka dorëzuar Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në vitin 2009 me gjithsej 95 kritere dhe se përveç tyre nuk ka të tjera, raporton Arbresh.info.

“Pakoja e ligjeve që kërkohen janë për procesin e Erës mirëpo e fuqizojnë luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Neve nuk na është komunikuar nga Bashkimi Evropian që ka kushte të reja. Udhërrëfyesi na është dhënë në vitin 2009 me 95 kritere”, ka thënë Hoxha gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme