Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Asociacioni do të themelohet.
Hoxha ka thënë se një popull nuk i nënshtrohet një emisari.
“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha ka ironizuar me Escobarin, duke thënë se përderisa ai flet për shtet të plotë, sillet sikur mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës.
“Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj– ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun”, ka shkruar Hoxha.
Escobar, tha se Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por shtoi se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” – duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha Escobar gjatë një takimi me gazetarë në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Vizita e tij në Kosovë, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vjen në kohën e tensioneve të larta në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...