Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se që nga viti 2002 deri më 18 dhjetor të vitit 2023 janë gjithsej 2930 persona të cilët e kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Në total ai ka bërë të ditur se deri më tani janë 2573 aksidente me fatalitet, ndërsa ka thënë se viti 2006 ka qenë më i kobshmi pasi 178 persona kanë humbur jetën.
Po ashtu Hoxha theksoi se janë duke synuar që në të ardhmen të vendosin kamera në autostrada
“Përmbajtja e prezantimit, policia e Kosovës diversioni i trafikut rrugor ka për qellim një nga objektivat modernizimi i pajisjeve dhe në të ardhmen synojmë që të pajisemi me radar statik. Kemi filluar përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarët policor”.
“Divizioni i trafikut ka hartua 198 plane sa i përket identifikimit kundërvajtjeve dhe parandalimi i aksidenteve. Siguria në trafikun rrugor me aneks shtese policia e Kosovës ka planifikuar masa shtese janë planifikuar poashtu dhe projektet qe divizioni i ka realizuar gjate tërë vitit 193 gjoba për pjesëmarrës në gara ilegale”.
Hoxha ka bërë të ditur se nga 1 prilli ka nisur zbatimi i planit operativ “Parandalimi i garave të shpejtësisë me automjete”.Sipas tij, që atëherë janë shqiptuar 193 gjoba për pjesëmarrësit, 10 automjete janë konfiskuar edhe janë parandaluar 50 gara ilegale në të gjitha rajonet”.
Tutje, Hoxha tha se “gjatë këtij viti në pikat kufitare të Kosovës janë lëshuar 437.825 politika të sigurisë. Do të kërkohet ashpërsimi i masave për kundërvajtje ne ligjin e trafikut rrugor Jemi ne pritje te bartjes se përgjegjësive me ligj mbi pronarin e mjetit”, u shpreh Hoxha./Arbresh.info
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri