Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Maribor të Sllovenisë, “Parlamenti i Adriatikut”, ku marrin pjesë personalitete nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Hoxha, merr pjesë në panelin me temën, ‘Ku është BE: Zgjerimi në fokus, ku së bashku me ekspertët e rajonit, do ta trajtojnë këtë temë’.
Ajo theksoi se është koha e fundit që BE të zgjerohet me vendet e Ballkanit perëndimor, sepse nga kjo përfiton edhe vetë BE-ja. Ministrja Hoxha po ashtu u fokusua në nevojën që vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e dinamikës së zgjerimit dhe sfidat brenda BE-së të mos ndikojnë negativisht në planet e zgjerimit.
“Strategjia e Zgjerimit, e cila u publikua muaj më parë, dha një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të kësaj pjese të Evropës, e cila është më se e mirëpritur në të gjitha vendet, duke na inkurajuar në të njëjtën kohë të ndërmarrë reformat e nevojshme drejt integrimit. Ajo që është e rëndësishme për vendet e Ballkanit është të kemi një gjuhë më të qartë dhe më specifike mbi perspektivën evropiane. BE-ja e gjithashtu duhet të mbajë fjalën dhe të kryej pjesën e vet të obligimeve”, theksoi Ministrja Hoxha.
Hoxha, më tej vuri në dukje se ndër vlerat fundamentale të BE-së është edhe fqinjësia e mirë dhe perspektiva e përbashkët zhvillimore, ekonomike, arsimore, tregtare, transportit, konkurrueshmërisë, ambientit dhe sferat tjera por edhe përball trendëve negativ global, siç janë papunësia, varfëria, epidemitë, ngrohja globale apo terrorizmi.
Mikpritës i Parlamentit të Adriatikut është presidenti slloven Borut Pahor dhe konferenca do të nxjerr përfundimet e saj me rekomandime për BE-në, për çështjen e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...