Google ADS

Hoxha në KS të OKB: Rusia duhet të ndalojë aktivitetet ushtarake në Ukrainë

00:53 | 6 Prill 2022
arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërhyri edhe përfaqësuesi shqiptar, ambasadori Ferit Hoxha.

“Nuk mund të mashtrosh imazhet satelitore, nuk mund të verbosh gazetarët e pavarur dhe OJQ-të e të drejtave të njeriut në terren. Kkëto janë fakte të vështira dhe të sëmurë për tu pranuar mizoritë e kryera, fytyra e shëmtuar e kësaj çmendurie. Krime të tilla të dokumentuara nga vëzhgimi i të drejtave të njeriut dhe të verifikuara nga një gazetarë profesionistë të pavarur dhe të respektuar”, deklaroi Hoxha shkruan arbresh.info.

Sipas tij, Rusia duhet të respektojë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndaluar menjëherë këtë aktivitet ushtarak në Ukrainë.

Mbledhja ishte detyrimisht e fokusuar mbi agresionin rus në Ukrainë, që po zbulon dita-ditës episode gjithmonë e më brutale ndaj civilëve nga ana e ushtrisë ruse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme