Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot, ka filluar mbledhja e Komitetit për Stabilizim Asociim, Bashkim Evropian- Kosovë, të cilin e ka kryesuar Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën e hapjes së Mbledhjes së Komitetit, Hoxha ka theksuar se ky është takimi i parë i Komitetit Stabilizim Asociimi, i cili mbahet pas përfundimit të të gjitha takimeve të nënkomiteteve të Stabilizim Asociimit, si dhe në prag të mbajtjes së Këshillit në muajin nëntor.
“Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Qëllimi i shoqërisë sonë, dhe rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politik mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik, ngritja e nivelit të sundimit të ligjit dhe e respektimin e të drejtave si dhe ndërtimi i një ekonomie të tregut funksionale. Respektivisht adresimi i kritereve bazë të anëtarësimit në BE. Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tona, dhe rrugëtimi jonë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane”, ka theksuar Hoxha.
Ministrja Hoxha ka vënë në pah përkushtimin për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe mundësimin e udhëtimit të lirë për qytetarët e Kosovës në Bashkim Evropian.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të Programit të saj njeh rëndësinë e zbatimit të ERA-s si një nga prioritetet kyçe të Qeverisë”, theksoi ministrja.
“Qeveria me fillimin e mandatit të saj ka arritur të përmbush disa nga prioritetet e ERA-s në javët e para të saja. Kjo dinamikë e punës do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2018. Kemi humbur mjaft kohë, dhe mendoj se kjo është një kohë e mirë të reflektojmë mbi të arriturat, por edhe për të rifokusuar agjendën për vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Hoxha.
Mbledhja e Komitetit ka vijuar me diskutime të fushave tjera, duke prezantuar të arriturat dhe sfidat sipas agjendës së parashikuar.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën