Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në Bruksel (COWEB).
Sipas komunikatës për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane, temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COWEB, me ç’rast, Hoxha, ka theksuar se procesi i Integrimit evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, duke cekur sfidat e këtij procesi.
“Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, për realizimin e konsensusit tonë nacional, realizimin sa më të shpejt të procesit euro-integrues dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, theksoi ministrja Hoxha, duke u zotuar se detyrat tona institucionale do t’i realizojmë në afatet më të shpejta të mundshme.
Ministrja u ndal në çështjet e zhvillimit ekonomik brenda prioriteteve të definuara në procesin euro-integrues si dhe instrumentin financiar të saj, miratimin e Projektit IPA 2016, që dje mori 98 vota në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të arritur të re në këtë proces.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...