Që kur Marrëveshja Stabilizim Asociimi, ka hyrë në fuqi, Kosova ka pasur rritje ekonomike. Kështu ka deklaruar sot ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë diskutimit në lidhje me me përfitimet nga kjo marrëveshje, shkruan Arbresh.info.
Ministrja Hoxha u shpreh se reformat do të marrin kohë porse ndikimi i tyre do të jetë i pakontestueshëm.
“Sa i përket në përgjithësi të planit të MSA-së është një zbatim i rëndësishëm por neve na nevojitet të kemi një fuqizim edhe më të madh. Na mbetet të miratojmë legjislacionit për luftimin e korrupsionit në institucionet e larta të vendit. Të ndryshojmë ligjin për partitë politike që të sigurojmë llogaridhënie më të madhe. Ne na nevojitet që reformat të jenë më të shpejta dhe të zbatohen në formë efikase. Mos të lidhemi me përqindje por edhe zbatimin efektiv që mund ta kenë këto reforma”, ka thënë Hoxha.
Tutje Hoxha tha se MSA-ja e trason rrugën e Kosovës drejtë BE-së./Arbresh.info
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane