Hoxha: Monitorimi online i zbatimit të MSA-së përmirëson transparencën e institucioneve

19:34 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë, ka theksuar Hoxha.

Ministrja Hoxha, ka mbështetur aktivitetin për Monitorim dhe Raportim, të përkrahur nga GIZ-i, për zyrtarët e kyçur të institucioneve në procesin integrues.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit dyditor, Ministrja Hoxha, ka shtuar se përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij trajnimi- M&R-së, janë Ministria e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet gjegjëse që merren me zbatimin e dokumenteve planifikuese për integrim në BE.

“Qeveria e Kosovës përfiton nga kjo bazë e të dhënave, pasi që ajo mundëson pasqyrimin e statusit të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, si dhe qasjen në informatat e filtruara, siç janë institucionet raportuese, sektorët, llojet e masave dhe periudhat raportuese. Përveç kësaj, platforma do ngritë transparencën e procesit të integrimit në BE duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe publikut të gjerë për t’u qasur në informata për statusin e tanishëm të reformave që kanë të bëjnë me BE-në”, ka thene Hoxha.

Nga Platforma do të rezultojë proces më efikas të monitorimit dhe raportimit që ka të bëjë me BE-në, e rritë koordinimin e përgjithshëm ndër-institucional për monitorimin dhe raportimin që ka të bëjë me BE-në si dhe përshpejton proceset e raportimit dhe komunikimit, duke ngritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe lirimin e burimeve njerëzore për përqendrim dhe theksim më të fuqishëm në raportim cilësor.

“Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë”, ka potencuar Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme