Pas takimit, me Ministrin Schneider, u zhvillua takimi bilateral, ku u diskutuan detajet e Marrëveshjes bilaterale 2017-2020, ku vend të rëndësishëm iu dha asistencës teknike për Ministrinë e Integrimit Evropian, asistenca për Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit si dhe ambientit, duke ratifikuar Marrëveshje për përkrahjen financiare të Kosovës nga Luksemburgu me 30 milion euro.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare, ka takuar Romain Schneider, Ministër për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare, ku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Schneider si dhe gatishmërinë e tij që përkrahja nga Luksemburgu për Kosovën të vijoj me dinamikën e deritashme, në projektet shumë të rëndësishme për Kosovën.
“Nevoja e Kosovës është që procesi integrues të përmbyllet sa më shpejt, me projekte që ndikojnë në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha me Ministrin Schneider, diskutuan edhe për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave nga Agjenda Evropiane, reformën në drejtësi dhe ekonomi si dhe çështjen e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar, duke theksuar se liberalizimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, është thelbësor për proceset aktuale.
Ministri Schneider, potencoi se Luksemburgu ishte dhe mbetet përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e projekteve të financuara, për shëndetin publik si dhe projekteve tjera në shëndetësi.
Pas takimit, u zhvillua takimi bilateral, ku u diskutuan detajet e Marrëveshjes bilaterale 2017-2020, ku vend të rëndësishëm iu dha asistencës teknike për Ministrinë e Integrimit Evropian, asistenca për Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit si dhe ambientit, duke ratifikuar Marrëveshje për përkrahjen financiare të Kosovës nga Luksemburgu me 30 milion euro.
Projektet e destinuara për shëndetësi u vlerësuan ato aktualet si dhe mundësia e rishikimit të tyre afatmesëm, reforma në shëndetësi- Strategjia e Sektorit të Shëndetësisë 2014-2020, Sfidat lidhur me zbatimin e Sistemit Informativ të Shëndetësisë, Spitalet rajonale, vështrim mbi sektorin e shëndetësisë dhe fazën e re të projektit të Luksemburgut si dhe koordinimi i donatorëve.
Arsimi profesional, në Prizren dhe Ferizaj, ku u diskutua qëndrueshmëria, financimi dhe profilet si dhe Ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe për arsimin profesional.
Çështje tjetër e rëndësishme në takimin bilateral ishte çështja e ujit, përfundimi i projektit aktual nga Luksemburgu, si dhe përvojat nga ky projekt. Do të përkrahet edhe Shoqëria civile dhe mbështetja për KCSF, Caritas dhe FKL, si dhe Sistemi i Ngrohjes Qendrore- Termokos. Po ashtu, janë diskutuar projektet multilaterale, në veçanti projekti me BERZH (Këshilla për bizneset e vogla).
Në fund, u nënshkrua Marrëveshja bilaterale, ku Republikës së Kosovës i akordohet përkrahja financiare në vlerë 30 milion euro, për projektet e diskutuara dhe të harmonizuara në pajtim të dyanshëm.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton