Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka njoftuar se është sulmuar nga shtatë qenë, gjersa ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka thënë se ajo është sulmuar te Qendra Klinike Universitare e Kosovës, teksa ka thënë se kjo është hera e tretë që i ndodh asaj, në vendin e njëjtë, përcjell arbresh.info.
“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…
Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të ndërmarrë diçka lidhur me sigurinë e qytetarëve në kryeqytet, sepse sipas saj, ajo ka kohë që ka humbur.
“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka. Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet. Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka theksuar se i do kafshët dhe pret që të gjehet një zgjidhje që nuk i dëmton as njerëzit e as ata./arbresh.info
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë