Hoxha merr përkrahje nga Austria për liberalizimin e vizave

19:22 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot në Vjenë, Michael Linhart, sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë Federale për Çështjet evropiane, Integrim dhe Punët e Jashtme të Austrisë, me të cilin ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të integrimit.
Ministrja kërkoi mbështetje për procesin integrues, pasi në korrik, Austria synon të marrë kryesimin e Presidencës dhe mund të bëj më shumë për Kosovën, por gjithashtu edhe për procesin e liberalizimit të vizave, bën të ditur një njoftim nga MIE.

Austria, theksoi Ministrja Hoxha, është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset që ka kaluar, duke shprehur dhe mirëpritur, përkrahjen për Kosovën në procesin integrues.

“Presim edhe më tej të mbështetni procesin integrues të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor brenda Bashkimit Evropian, tashmë Kosova trajtohet e barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit. Kosova pret që ky trajtim të bëhet edhe më konkret edhe me lëvizjen e lirë që qytetarët tanë duhet ta gëzojnë së shpejti”, theksoi Ministrja Hoxha, duke theksuar se liberalizimi i vizave është prioritet i shpejtë ndërsa procesi integrues synimi ynë përfundimtar.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm, Z. Lenhart, theksoi se Kosova si pjesë e Ballkanit perëndimor, është brenda procesit integrues dhe planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian, duke kërkuar që Kosova të avancojë në procesin e reformave sipas Agjendës Evropiane, reformat ekonomike si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme