Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Strasburg, është takuar me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos të cilin e ka njoftuar për progresin e shënuar në fushën e sundimit të ligjit dhe punën që po bëjnë institucionet e Kosovës.
Ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionarin e BE-së, Dimitris Avramopoulos edhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, reformat gjithëpërfshirëse si dhe përkushtimin për dinamizimin e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën integruese evropiane. Ministrja ka kërkuar përkrahje nga Komisionari për këto procese.
Komisionari i BE-së për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.
Ministrja Hoxha dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Po ashtu, Ministrja Hoxha ripërsëriti edhe në Bruksel se Kosova do të duhet të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së, me prioritet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...