Ministrja e Integrimet Evropian, Dhurata Hoxha përmes një statusi në profilin e saj në facebook ka njoftuar se është takuar me ministrin për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare, Romain Schneider shkruan arbresh.info.
“Shumë i veçantë dhe i sinqertë ishte takimi me Romain Schneider, Ministër për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare. E kam falënderuar për bashkëpunimin dhe financimin e projekteve të deritashme, tejet të rëndësishme në Kosovë”.
Nevoja aktuale e Kosovës është që procesi integrues të përmbyllet sa më shpejt, me projekte që ndikojnë në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe sundimit të ligjit. Pikërisht, këtu, me Ministrin Schneider, theksuam nevojën e projekteve prioritare në fushat që mbështesin procesin integrues.
Mbështetja për Kosovën nga vendi mik, Luksemburgu, me projekte në shëndetësi dhe fushat tjera, për vitet 2017-2020 arrin në 30 milion euro, që do të ndikojnë fuqishëm në përmirësimin e atyre sektorëve./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...