Google ADS

Hoxha: Lirimi i Lushtakut lajm i mirë për të gjithë, t’iu besojmë institucioneve tona të drejtësisë

19:41 | 3 Korrik 2017
M. A.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Dhurata Hoxha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Hoxha ka thënë se është lajm i mirë për të gjithë neve, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe qytetarët liridashës kudo që jetojnë.

Sipas saj, drejtësia e dha fjalën e fundit lidhur me këtë rast.

Shkrimi i plotë i Hoxhës:

Përshëndesim vendimin e sotëm nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte. Është lajm i mirë për të gjithë neve, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe qytetarët liridashës kudo që jetojnë.

Drejtësia e dha fjalën e fundit, le t’u besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe punës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme