Që nga vendosja e taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, në adresë të Ministrisë së Integrimit Evropian nga shtete të ndryshme kanë ardhur shumë kërkesa për tërheqjen e saj.
Pavarësisht kërkesave të shteteve mike të Kosovës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pohon se nuk ka tendencë nga Bashkimi Evropian që fati i liberalizimit të vizave të lidhet me taksën.
Hoxha thotë se në vend po lidhen disa procese të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me proceset politike.
“Në Kosovë është gjithmonë një tendencë që të lidhen disa procese që nuk kanë të bëjnë aspak me procese politike me gjëra apo me situatat në përgjithësi. Nuk është se kemi informatë se ka tendenca që të lidhet liberalizimi me taksën. Mirëpo, më duhet të sqarojë se që nga vënia e taksës kemi pasur kërkesa të vazhdueshme të vendeve anëtare që ta suspendojmë taksën. Tani po e vërejmë edhe presionin edhe nga shumë vende mike partnere nga BE, por ShBA-ja pra ky presion ndaj Kosovës. Patjetër që ne i kemi arsyet tona pse e vënë taksën, pra arsyet janë, aty e ditë të gjithë”, u shpreh Hoxha, për Ekonomia Online.
Hoxha shton se Kosova duhet të jetë e përkushtuar që të ruhet partneriteti me vendet mike, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne gjithashtu jemi të përkushtuar që të ruajmë partneritetin që kemi ruajtur me vite sidomos me ShBA-në, pra duhet të dalim nga kjo situatë sepse nuk është një kërkesë që ne po dëshirojmë ta suspendojmë taksën për shkak të Serbisë, por nëse miqtë tanë gjegjësit ShBA kanë qëndruar afër nesh dhe vazhdojmë të qëndrojnë afër nesh edhe ne duhet të shikojmë se si ta ruajmë këtë partneritet dhe këtë miqësi sepse sidomos në këtë fazë ku jemi është shumë e rëndësishme jo vetëm me ShBA-në, por edhe me BE-në të ruhet”, shtoi Hoxha.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Hoxha thotë se nuk jep datë, pasi sipas saj, kjo nuk po varet nga institucionet e vendit.
Sipas ministres së Integrimit, vendimi i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Asnjëherë nuk kam thënë se jemi apo në qershor do liberalizohen vizat. Jemi në hapin e fundit dhe ky hap i fundit varet i tëri nga shtetet anëtare të BE-së dhe unë e shoh reale që nuk mund të presim më asgjë para përfundimit të zgjedhjeve të BE-së që janë në fund të majit. Pra të Parlamentit Evropian dhe asnjë shtet anëtar nuk dëshiron as të mendoj për çështje, sepse veç se kanë filluar fushatat edhe të europarlamentarëve dhe nuk duan të bëjnë asgjë që do të rrezikonte që forcat ekstreme te djathta të rriteshin në % në këto zgjedhje. Kemi një rast dhe po kërkojmë që çështja e Kosovës të futet në agjendë në qershor. Tani e gjitha varet nga vendet anëtare të BE-së”, tha Hoxha.
E para e integrimit kosovar në Bashkimin Evropian, shpreh zhgënjimin për këtë vonesë që iu është bërë qytetarëve të Kosovës, karshi lëvizjes së lirë. Ajo shton se çdo gjë po shndërrohet në proces të politizuar.
“Kemi pritur edhe së paku duke u bazuar nga deklaratat e zyrtarëve më të lartë të BE-së. Ne kemi pritur një qasje më proaktive dhe mund të themi se gjithashtu tërë kohën se është një proces teknik me përmbushjen e kritereve do të merrni liberalizimin. Por, ja që nuk ndodhi po e vërejmë që në rastin e Kosovës çdo gjë po shndërrohet në proces të tej politizuar. Për këtë jam e zhgënjyer dhe patjetër që jam e zhgënjyer kur shoh qytetarët duke pritur me muaj të tërë për një termin të vetëm të vizave i cili në fund nuk do të thotë që do të rezultojë pozitiv”, bëri të ditur Hoxha.
Fondet e paraanëtarësimit IPA, sipas Hoxhës, janë rritur nga viti në vit. Ajo thotë se jo vetëm që nuk kemi humbur fonde nga BE-ja, por Kosova do të vazhdojë të jetë përfituese e tyre.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...