Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kushtet që i janë vënë Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave duhet të përmbushen, që qytetarët të gëzojnë lëvizje të lirë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Institucionet e Kosovës duhet gjithashtu të përqendrohen në luftën kundër korrupsionit, si kusht shtesë, ka porositur Hoxha, ish-ministre e Drejtësisë.
“Agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet, dhe ne të gjithë duhet të gjejmë një konsensus të brendshëm”, ka thënë Hoxha, në një intervistë për European Western Balkans.
“Klasa politike në vend duhet të bashkohet, kur bëhet fjalë për agjendën e integrimit evropian”, ka theksuar ajo.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...