Hoxha: Kosova nuk është e gatshme t’i përfillë obligimet ndërkombëtare

18:23 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha thotë se është brengosëse për Kosovën që vendi nuk është përshirë në strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në shkurt.

“Duhet të ketë afat kohor dhe të përfshihet në planet konkrete të zgjerimit, si statuti i kandidatit, aplikim dhe bisedimet”, tha Hoxha në një intervistë në Info 3 të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas saj Kosova ka konsensus në aspektin e zgjerimit.

“Kosova është e fundit në Ballkan në procesin e integrimit. Viti 2017 ka qenë një vit kur kemi pasur zgjedhje dhe nuk kemi arritur të bëjmë shumë dhe të kemi rezultate. Gjatë këtij viti do të kemi intensifikim të procesion të integrimit evropian”, deklaroi ajo.

Hoxha tha se po punohet në shumë fusha që të kemi rezultate sa i përket rrugës së integrimit evropian dhe për këtë të gjitha dikasteret janë në nivel të detyrës.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha theksoi se Kosova duhet të jetë serioze dhe të respektojë obligimet ndërkombëtare

“Ende nuk kemi arritur të ratifikojmë demarkacionin dhe kjo është një sinjal i keq. Pra, me një fjalë, Kosova nuk është e gatshme që të përfillë obligimet ndërkombëtare. Për këtë edhe në vitin 2018 jemi ende të izoluar. Unë shpresoj që të vendosim qytetarin në rend të parë”, tha Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme