Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Bankës Botërore në Vjenë, me temën “Potenciali i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përmirësimi i barazisë gjinore në qasjen dhe mundësitë ekonomike”, ka diskutuar për Promovimin e Barazisë në ndërmarrësi, pronë dhe financa.
Ministrja Hoxha, është përqendruar në fuqizimin e gruas si një çështje që kërkon shumë vëmendje dhe punë, duke cekur se Kosova ka qasje pro-aktive në drejtim të fuqizimit të grave.
“Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohemi sot është lufta kundër korrupsionit dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në të drejtat pronësore dhe financiare”, theksoi Hoxha.
Ajo më tej tha se promovimi i përfshirjes së grave në të drejtat pronësore dhe financave në përgjithësi është një mision shumë i rëndësishëm.
“Po punojmë aktivisht në fushatat për promovimin e të drejtave pronësore për gratë dhe kemi një progres të konsiderueshëm në këtë drejtim por ende mbetet për t’u bërë”, tha Hoxha, duke shtuar se ka shumë programe dhe subvencione për të mbështetur gratë në biznes si dhe Fondin për Garantimin e kredive i cili ofron garanci për kredi për bizneset në pronësi të grave.
Sipas saj, kjo është një nga përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar rolin e grave në financa dhe sipërmarrje.
Në konferencë u potencua se ndryshimet e politikave mund të kontribuojnë duke vënë detyrimet ligjore të cilat me kohë bëhen zakon.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...