Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha, po zhvillon takime zyrtare me Bujar Osmanin, zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane.
Mbledhja e parë të Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes Republikës së Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, po bëhet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian.
Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve.
Para fillimit të takimit, Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi ynë i përbashkët, Kosovës dhe Maqedonisë, për rrugën tonë të përbashkët drejt vlerave të përbashkëta, brenda proceseve integruese, brenda integrimeve evropiane.
“Jam e nderuar që sot së bashku me Zëvendëskryeministrin Osmani të thellojmë bashkëpunimin, të harmonizojmë dhe koordinojmë lehtësimet për njëri tjetrin, procesin integrues”, ka theksuar Ministrja Hoxha.
Jemi të përkushtuar që të zbatojmë synimet e vendeve tona dhe qytetarëve tanë, për procesin integrues. Së bashku, theksoi Ministrja Hoxha, sfidat e proceseve nëpër të cilat po kalojnë vendet tona, janë më lehtë të përballueshme.
Gjithsesi, jemi të vendosur në rrugën tonë, për proceset integruese duke qenë edhe kjo pjesë e Evropës, e integruar brenda vlerave dhe të arriturave evropiane, ka theksuar ministrja Hoxha.
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...