Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, takoi David Cullen, Shef i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, me ç’rast diskutoi për Raportin e vendit, të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.
Në takim, Ministrja Hoxha dhe Cullen diskutuan lidhur me te gjeturat e raportit të fundit për vendin dhe mënyrën e adresimit të tyre.
Po ashtu u diskutua edhe për agjendën evropiane të reformave dhe proceset që duhet kryer në kuadër të kësaj agjende.
“Reformat që parashihen me Agjendën Evropiane dhe reformat ekonomike, përfshijnë edhe reformat në administratë të cilat i shohim si hap të rëndësishëm në procesin integrues.Përmes zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Ministria ka punuar në rishikimin e Programit të MSA-së në shtator të vitit të kaluar si dhe zbatimin e tij”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara në kryerjen e detyrave që avancojnë procesin e integrimit.
David Cullen theksoi se modernizimi, transformimi dhe avancimi administratës në Kosovë është investim shembullor në të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, e cila ndikon fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarëve si dhe vlerave integruese.
Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, Cullen po ashtu, ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për përkrahjen e Agjendës Evropiane të Reformave si dhe mbështetjen buxhetore sektoriale për Kosovën.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës