Hoxha kërkon konsensus, e konsideron prioritet liberalizimin e vizave

23:35 | 16 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kushtet që i janë vënë Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave duhet të përmbushen, që qytetarët të gëzojnë lëvizje të lirë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Institucionet e Kosovës duhet gjithashtu të përqendrohen në luftën kundër korrupsionit, si kusht shtesë, ka porositur Hoxha, ish-ministre e Drejtësisë.

“Agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet, dhe ne të gjithë duhet të gjejmë një konsensus të brendshëm”, ka thënë Hoxha, në një intervistë për European Western Balkans.

“Klasa politike në vend duhet të bashkohet, kur bëhet fjalë për agjendën e integrimit evropian”, ka theksuar ajo./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme