Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se ardhja e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz, konfirmon angazhimin e Presidencës austriake të BE-së për procesin integrues.
Ajo në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se kancelarit Kruz i kanë kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës austriake.
”Kërkuam nga Kancelari mbështetje për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës austriake, meqenëse Komisioni Evropian ka konfirmuar plotësimin e të gjitha kritereve nga ana e Kosovës.”
Njëherit kancelari Sebastian Kurz është takuar sot edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaç si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Ardhja e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz, konfirmon angazhimin e Presidencës austriake të BE-së për procesin integrues.
Kërkuam nga Kancelari mbështetje për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës austriake, meqenëse Komisioni Evropian ka konfirmuar plotësimin e të gjitha kritereve nga ana e Kosovës.
Faleminderit Kancelar Kurz, Kosova është me fat që ka miqësinë e Austrisë!
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...