Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policëve të rinj duke iu uruar mirëseardhje.
“Ju duhet të jeni krenar qe keni zgjedhur te jeni pjesë e Policisë së Kosovës sipas meje ju nuk keni gabuar aspak.”, u shpreh ai.
“Në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit që do ju pergjigjeni.”, u shpreh ai.
Më tej ai tha se duhet punuar me perkushtim dhe profesionalizim, respektimin e te drejtave të njeriut, ndershmërine dhe përgjegjësinë.
Ai tha se kjo gjeneratë numëron 466 të Pk-së, 20% nga ky total janë minoritete.
“Falë perkushtimin dhe investimit të vazhdueshëm, trajnimit dhe edukimit, PK është e gatshme të përballet me cdo sfidë, me krimin në përgjithësi, dhe krimit të organizuar.”, u shpreh ai.
Drejtori i Policisë tha se policia gjatë ndërtimit të saj egzistencial, asnjëherë nuk është ndalur.
“Ky profesion bartë me vete shumë sfida dhe rreziqe, ne asnjëherë nuk do ju lëmë vetëm.”, tha mes të tjerash Hoxha.
“Nga ju pritet një performancë dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave tuaja.”, tha ai.
Në fund ai u uroi diplomimit të gjithë kadetëve të rinjë të policisë.
“Urime diplomimi të gjithëve, qofshit faqebardhë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...